Tekniku argjentinas i Totenhamit, Maurisio Poçetino, tha publikisht se nuk mund të konkurrojë më Arsenalin në merkato. Sipas teknikut, është shumë e vështirë që lojtarë të ndryshëm të zgjedhin “Gjelat” para “Topçinjve”.

Kjo gjë ka acaruar së tepërmi tifozët e Totenhamit, pasi rivaliteti mes dy klubeve është me të vërtetë i madh. Arsenali është shumë pranë transferimit të brazilianit Malkom, lojtar ky që kërkohet prej kohësh nga Totenhami.

12

Share: