Xhorxho Çiaskini, vëzhgues i klubit të Bajernit të Mynihut, ka konfirmuar së fundmi interesimin e skuadrës gjermane për mbrojtësin shkodran, i vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë të linjës së djathtë.

Ai ka folur për “Radio Crc”, duke pohuar se Gulam dhe Hysaj ishin në objektivim e tyre verën e shkuar.

“Po, kishte interesim për Hysajn dhe Gulamin vitin e kaluar. Këtë vit kemi objektiva të ndryshme, për këtë sezon do të bazohemi shumë te Xhoshua Kimish. Për momentin nuk kemi kërkesa për anësorë, por në të ardhmen mund të mendojmë të zëvendësojmë disa lojtarë të nivelit. Bajerni di mirë të lëvizë”, – tha vëzhguesi Bajernit.

Share: