Vllaznia do ta ketë më të plotë mbrojtjen në sfidën e radhës me Tiranën, teksa rikthehet nga pezullimi mbrojtësi Ditmar Bicaj, i cili mungoi dje ndaj Teutës.

Lezhjani pritet të rikthehet në formacion, ndërkohë që edhe forma sportive e Cicmil po vjen në rritje dhe me shumë mundësi kjo periudhë pushimi i kampionatit do t’i japë mundësinë atij të jetë plotësisht i gatshëm.

Gjatë kësaj periudhe do të shihet gjendja e Antonio Markut, i cili u rikthye të luajë ndaj Skënderbeut, por rikuperimi i tij nuk kish qenë i plotë, duke bërë që të mbesë sërish jashtë fushave të blerta.

Share: