Elvis Plori që verën e kaluar i është bashkuar Internacional Tiranës dhe është trajneri i ekipit të 17-vjeçarëve, që aktualisht janë në vendin e dytë në grupin A të Superiores.

Teknikut shkodran nuk i kanë munguar ofertat nga ekipe të së Parës dhe nga Superiorja dhe vetë Plori ka pranuar se klubi i Lushnjes ka tentuar ta afrojë në krye të ekipit.

“Po është e vërtetë, kam patur gjatë këtij sezoni disa oferta nga skuadra të Kategorisë së Parë, por edhe nga Superiorja. Por për momentin kam vendosur të vazhdoj punën me moshat.

“Mund t’u them se kam qenë në kontakte me drejtuesit e Lushnjes, por nuk u binda plotësisht dhe prandaj bisedimet nuk avancuan më tej. Unë nuk mund të them se ndjehem mirë duke punuar me moshat, sepse ambiciet e mia janë për më lart, por nuk mund të punoj në një klub ku nuk zbatohet hierarkia dhe përderisa ndodh kështu në futbollin shqiptar, unë e shoh veten larg ekipeve të para për momentin”, ka thënë Plori për “ShkodraSport.com”.

plori-ne-lushnje

Share: