Korabi vjet në Superiore pati goxha probleme, teksa disa herë futbollistët edhe kanë bojkotuar stërvitjet ose i kanë ndërprerë ato në mes për shkak të probleme që kishte me pagat.

Muajt e fundit lojtarët nuk u paguan, ndërkohë që të njëjtat probleme dibranëve s’u ndahen as këtë vit. Së fundmi disa prej lojtarëve nuk janë stërvitur me ekipin, kjo për shkak se nuk kanë marrë këstet e kontratave dhe pagat e dhëna nuk kanë qenë të plota bëjnë me dije burime të “Sportal.al”.

Veliaj, Peçi, Selaci, Hyseni, Jaupi dhe Turhani janë futbollistët që nuk janë vënë nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj. Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kjo problematikë, pasi të hënën luhet një ndeshje e rëndësishme në transfertë me Kastriotin në Krujë.

Share: