Bledar Devolli nuk është më trajner i Kamzës, teksa drejtuesit e klubit e kanë shkarkuar teknikun gjirokastrit pas barazimit në shtëpi me Shënkollin.

Veç tij, e kanë pësuar edhe tre lojtarë, të cilët janë përjashtuar nga ekipi ende pa u mbyllur sezoni.

Këtë “fat” e kanë pasur Mario Morina, Valdano Nimani e Vilfor Hysa, që nuk do të jenë në vijim pjesë e ekipit që synon ngjitjen në Superiore, por me ndalesën e bërë me Shënkollin, ky objektiv është komplikuar.

Tags:
Share: