Humbja me Kamzën ka sjellë pasoja te Luftëtari, pasi klubi ka pezulluar dy lojtarë pas ndeshjes. Lajmi është zyrtar dhe vjen nga vetë klubi, që njofton përmes faqes zyrtare.

“Klubi i futbollit Luftëtari, duke parë zhvillimet në takimin Luftëtari- Kamza, për sjellje të dhunshme në fushën e lojës si dhe për sjellje të dhunshme ndaj shokëve në dhomat e zhveshjes, ka vendosur të gjobisë dhe pezullojë pa afat nga skuadra futbollistin Festim Miraka. Gjithashtu lojtari Fabrizio Nunjes, për reagim ndaj zëvendësimit dhe fyerje të trajnerit, është ndëshkuar me gjobë dhe është pezulluar pa afat nga skuadra. Klubi i futbollit Luftëtari bën me dije se në ditët në vijim do të ketë të tjera zhvillime në skuadër. Luftëtari nuk toleron askënd që të nëpërkëmbë emrin e tij. Shumë shpejt skuadra do të rikthehet aty ku i takon”.

Share: