Kamza mori vetëm një pikë në ndeshjen me Teutën në shtëpi, teksa edhe këtë herë barazoi 1-1, siç kishte ndodhur në ndeshjen me Skënderbeun.

Skuadra e Ramadan Ndreut u gjend për të dytë herë në disavantazh, por barazoi vetëm në fund me anë të Raçiç me penallti, por ka keqardhje për këtë rezultat, pasi ndeshjet brenda shihen edhe si zgjidhja e çështjes së mbijetesës.

Një problem tjetër janë edhe dëmtimet, teksa mesfushori Argjend Mustafa do vijojë të mungojë, ndërkohë që në pjesën e parë me Teutën u zëvendësua edhe sulmuesi Sebino Plaku.

32-vjeçari mori një ndërhyrje nga Abe Oluasina dhe sot ka kryer rezonancën magnetike dhe pret përgjigjen për të parë shkallën e dëmtimit dhe se sa do qëndrojë jashtë fushave të blerta

Share: