Lester Sitit vijon ëndrrën e saj të madhe në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se në kampionat është në një situatë kritike, kampionët e Anglisë në Europë marrin fuqi të tjera.

Mbrëmjen e sotme, Lester ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ku humbi 2-1 ndaj Seviljas, teksa ka fituar në “shtëpi” me rezultatin 2-0.

Golat e Morgan në pjesën e parë dhe Albriton në të dytën i dhanë një fitore qe i jep të drejtë skuadrës angleze që të kalojë për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, një sukses që as vetë nukme kishin imagjinuar.

Megjithatë, heroi i Lesterit ka qenë portieri Piter Shmajkëll që në minutën e 80’ neutralizoi penalltinë e Nzonzit për t’i dhënë një kualifikim historik ekipit të tij.

Share: