Mançester Junajtid bën një hap të madh në rrugën e saj për të fituar trofeun e Europa League. Skuadra angleze ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale në këtë kompeticion në fushën e Selta Vigos me rezultatin 0-1.

Ka mjaftuar një gol I shënuar nga sulmuesi Markus Rashford që skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo të dalë e fituar nga kjo sfidë dhe me një këmbë në finale.

Sulmuesi i talentuar shënoi nuë “perlë” nga goditja e dënimit në minutën e 67’ që ishte edhe goli vendimtar i ndeshjes qe mbaroi me rezultatin 0-1.

Me këtë fitore Mançester Junajtid bën një hap të madh drejt finales, e cila do të ishte edhe shpëtimi i sezonit për këtë ekip që dështoi të fitojë trofe në Angli.

Share: