Ka përfunduar në një përleshje masive ndeshja mes Panathinaikosit dhe PAOK-ut të Ergys Kaçes. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 54’ të sam, teksa trajneri i miqve është larguar me barrelë nga fusha e lojës pasi u godit.

Në këtë ndeshje Ergys Kaçe e nisi ndeshjen si titullar, por u zëvëndësua më pas në pushimin mes dy pjesëve. Ndërkohë, Berg kaloi në avantazh Panathinaikos, por më pas portieri i vendasve Vlakodimos u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa të njëjtin fat pësoi në fillimin e pjesës së dytë edhe Uarda për miqtë.img_0424

Ndeshja u ndërpre nga arbitri pasi trajneri Vladimir Iviç u godit me shishe në koke nga tribuna, teksa tani pritet që fitorja t’i jepet në fushë skuadrës së PAOK, ndërsa për Panathinaikos pritet një dënim i ashpër.

Share: