Fitorja me Lushnjën ishte detyrim për Vllazninë, që për momentin ka lënë vendin e parafundit dhe ka një pikë më shumë se Teuta, rivali i radhës në fundjavë.

Për trajnerin Ernest Gjoka grupi i lojtarëve do të jetë më i plotë në fundjavë, pasi rikthehen nga pezullimi dy titullarë. Ardit Krymi dhe Erald Çinari e shlyen pezullimin prej kartonëve dhe tani janë gati.

Por tani stafit teknik i duhet të vendosë për lojtarët që do të ulen në stol. Të gjithë duan të luajnë, ndërkohë që nuk mungojnë edhe pakënaqësitë.

Arlind Kalaja, në ndeshjen me Lushnjën në momentin që u zëvendësua, doli nga fusha duke shfryrë dhe kjo nuk i shërben kuqebluve për momentin. Trajneri Gjoka do të duhet të punojë edhe me lojtarët në aspektin psikologjike, në mënyrë që të ruajë ekuilibrat në ekip, pasi ndryshe situata do bëhej edhe më e vështirë.

Share: