Partizani mposhti Kukësin dje dhe buzëqeshja është rikthyer në kampin e kuq, ndërkohë që ndeshja e radhës për ta luhet të hënën dhe përballë do të kenë skuadrën e Skënderbeut.

Trajneri Sulejman Starova pas fitores në Kukës u shpreh se ka ekip të fortë, por u mungojnë vetëm pikët, ndaj tashmë duhen treguar “brirët” ndaj korçarëve.

Për takimin e radhës rikthehet kapiteni Idriz Batha, i cili ishte i pezulluar me kartonë dhe në Kukës mungoi. Gjithashtu edhe Xhovani la Kamera pritet të jetë gati, pasi është drejt rikuperimit.

Shqetëson për momentin Renaldo Kalari, që pati probleme në Kukës dhe pas vizitave mjekësore pritet të mësohet gjendja e tij. Ndaj Skënderbeut ndeshja luhet të hënën prej orës 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Supersport.

Share: