Mediat britanike bëjnë me dije se objektivi kryesor i Mançester Sitit gjatë merkatos së verës do të jetë ylli i Juventusit, Paolo Dibala. Pas një fillim sezoni fantastik me Juven, Dibala nuk po kalon një periudhë të mirë kohët e fundit dhe në Itali thuhet se marrëdhëniet e tij me Alegrin nuk janë të mira. Madje në disa raste, Dibala është ulur edhe në stol nga tekniku italian.

Mançester Siti pritet të përfitojë nga kjo situatë dhe do të futet në garë për të marrë shërbimet e tij. Dibala nuk e ka mohuar asnjëherë një largim të tij nga “Zonja e Vjetër”, por gjithçka ngelet për t’u parë në muajt e verës.

Dibala vlerësohet 150 milionë nga drejtuesit e Juventusit dhe Mançester Siti i ka fondet e mjaftueshme për ta paguar këtë çmim, por drejtuesit e klubit anglez mund t’a transferojnë për një shifër më të ulët se kaq. Në rast se Dibala do të transferohet në Premier Ligë, ai do të ndjekë gjurmët e Pol Pogbasë, i cili la Juventusin për t’iu bashkuar Mançester Junajtidit.

 

Share: