Luftëtari u mund në shtëpi nga Kamza me rezultatin 1-2, ndërkohë që episodi më i diskutueshëm është i ai minutave shtesë, kur Miraka goditi një nga lojtarët kundërshtarë dhe u akordua penallti.

Pas ndeshjes, trajneri Luis Kurbelo, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport:

“E kishim lojën në dorë, patëm raste për të shënuar, kundërshtari luajti prapa dhe fitoi”.

“Penallti? Në fillim nuk e pashë, tani që shoh pamjet duhet të bëjmë një analizë të thellë për atë sjellje. Është e pashpjegueshme një sjellje e tillë nga një portier me eksperiencë. Përgjegjësi jam unë për gjithçka, pasi i zgjedh unë lojtarët. Do ketë një analizë të thellë. Shpresojmë të kthehemi te fitorja në vijim”.

“Në fund skuadra u çekuilibrua dhe kjo bën që të lësh hapësira prapa. Them që Luftëtari është ekip që kërkon portën kundërshtare. Them se ia falëm ne Kamzës ato raste”.

Share: