Sulmuesit maten me gola dhe me Pero Pejiç në Superiore këtë sezon nuk matet asnjë, pasi kroati ka shënuar plot 26 gola, duke qenë në krye të golashënuesve. Nëntë prej këtyre golave Pejiç i ka shënuar me penallti, ndërkohë që ndjekësi më i afërt në listën e golashënuesve është Kaleb Ekuban, që nga pika e bardhë nuk ka shënuar asnjë gol.

Por këtë javë Pejiç do të ketë një sfidë speciale, pasi mund të jetë protagonist në sfidën që mund t’i japë titullin e parë në histori kuksianeve. Kundër do ketë ish-skuadrën e tij, Skëndeërbeun.

Te korçarët shënuesi më i mirë është Hamdi Salihi, me 15 gola të shënuar, ndërsa pas tij vjen Liridon Latifi me 11 gola. Siç shihet, të dy së bashku kanë shënuar 26 gola, aq sa ka shënuar Pejiç i vetëm.

Nga numri i golave, kroati “vlen” sa dy lojtarët e Skënderbeut…

Share: