Italia nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë verën e ardhshme dhe ky është një dështim i madh për këtë përfaqësuese.

Trajneri Xhan Pietro Ventura ka përfunduar nën akuzë dhe largimi i tij nga drejtimi i axurrëve është skenari më i mundshëm, ndërkohë që emrat e trajnerëve që do e pasojnë janë disa.

Ventura ka kontratë deri në 2020, por ka edhe një klauzolë që e bën atë të ikë pas dështimit të fundit.

Kandidatët për ta pasuar janë emra të njohur si Antonio Konte, Roberto Mançini, Maks Alegri dhe Karlo Ançeloti.

Njëri prej tyre me shumë  mundësi në verë do të marrë drejtimin e ekipit. Deri atëherë në krye të Italisë pritet të emërohet Xhixhi Di Biaxho.

 

Share: