Dje fitoi Pole Position, duke barazuar rekordin e legjendës Shumaker dhe sot fiton garën duke e kthyer në një duel me Vetel luftën për titull. Bëhet fjalë për Ljuis Hamilton, i cili e ka nisur dhe përfunduar i parë cirkuitin e SPA Frankoshamp.

Gara nisi me një xhiro përshëndetëse të Mik Shumaker, birit të kampionit gjerman, pikërisht me makinën që fitoi garën e parë, Beneton. Ndërsa nisja është e shpejtë, por pilotët e kreut mbrojnë pozitat e tyre.

Vershtapen edhe njëherë tërhiqet nga gara për shkak të problemeve me makinën, ndërsa shoku i tij Ricardo ia del të hyp në shkallën më të ulët të podit.

Botas humbet vendin e tretë kur futet në mes, si ‘’sanduic’’ nga Ricardo e Raikonen duke na kujtuar parakalimin spektakolar Hakinen – Shumaker.

Pavarsisht sulmeve të Vetel në fund Hamilton mbron pozicionin e parë dhe shkurton diferencën me gjermanin në 7 pikë dhe lufta për titull vazhdon.

Javën e ardhshme gara do të shkoj në shtëpinë e Ferrarit në Monza dhe për Vetel është mundësia për tu rikthyer te fitorja.

Share: