Vllaznia u ndal gjatë dje në analizë, kjo pas humbjes së pësuar në Laçi dhe mungesës së rezultateve pozitive. Kuqeblutë kanë fituar në javën e parë në fier me Lushnjen, ndërsa më pas në tre ndeshjet e tjera kanë marrë vetëm një pikë dhe nuk kanë shënuar asnjë gol, gjë që e bën situatën shqetësuese.

Për këtë drejtuesit, stafi dhe lojtarë kanë analizuar gjithçka dhe si përfundim është kërkuar reagim në ndeshjen e radhës me Flamurtarin.

Sa i takon lojtarëve të dëmtua, vijon me probleme sulmuesi Çarles Atsina, i dëmtuar në gju dhe që nuk po stërvitet me ekipin. Probleme ka shfaqur edhe Nuredin Orelesi, që është dëmtuar në Laç. Gjendja e tij do shihet në ditët në vijim, por me shumë mundësi nuk bëhet fjalë për diçka serioze.

Share: