Sulmuesi i ri i Partizanit, Lukas Ferreira Kardozo është bashkuar me ekipin në Antalia.

23-vjeçari kishte firmosur para disa ditësh me të kuqtë, siç e pohonte dhe tekniku Starova.

Sulmuesi vjen nga kampionati maqedonas, ku është aktivizuar me Pelisterin.

Braziliani luan në të treja rolet e sulmit, si në qëndër dhe nga krahet, por preferenca e tij është të luajë si sulmues i majtë.

 

 

Share: