Partizani vazhdon fazën përgatitore në Antalia. Ekipi i Starovës po stërvitet në kushte të mira.

Mbrëmë vonë, klubi ka arritur akordin me mbrojtësin Egzon Belica. 27-vjeçari nga Struga ka bindur Starovën dhe palët kanë firmosur kontratën.

Belica, ish-mbrojtësi i Inter Turku, do jetë një përforcim i mirë për qëndrën e mbrojtjes.

 

belica

 

Një tjetër afrim te Partizani. Siç citon “Panorama Sport”, të kuqve i është bashkuar sulmuesi senegalez, Ameth Fall.

26-vjeçar, 1.85 metra i gjatë, Fall vjen nga ekipi Komos. Afrikani ka luajtur përgjithësisht në kategoritë inferiore të Italisë. Sezonin më të mirë e ka me Riminin, ku në sezonin 2013-2014, ka shënuar 11 gola në 32 ndeshje. Fall do testohet në miqësoren kundër Kasimpasa. Do jetë tekniku Starova që do vendosë për sulmuesin. Nëse vlen, ai do firmosë me të kuqtë. Komo zotëron kartonin e tij dhe klubet kanë rënë dakort për formulën e huazimit.

Share: