Dëmtimet e kanë përndjekur këtë sezon Partizanin, që prej ndeshjes së parë të Kupës së Shqipërisë me Naftëtarin, kur mbrojtësi Arbnor Fejzullahi u dëmtua dhe më ças u operua në gju.

Me probleme nga Italia erdhi edhe Edgar Cani, që luajtur vetëm dy ndeshje dhe ende nuk është rikuperuar. Stafi teknik po e pret që të jetë gati.

Në ndeshjen e fundit me Laçin janë shtuar problemet, me humbjen e pësuar që ka rritur presionin dhe ka rënduar gjendjen psikologjike.

Nga ana tjetër edhe Idriz Batha u ndëshkua me karton të verdhë, që ishte i katërti për të dhe është i pezulluar për ndeshjen me Kukësin.

Edhe Gerhard Progni ka probleme me gjurin. Mesfushori, që në Laç u detyrua të bënte sulmuesin, mori një goditje nga Rexhinaldo dhe po vuan pasojat.

Share: