Partizani luan të enjten me Laçin në transfertë dhe klubi i kuq ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për tifozët në lidhje me biletat e ndeshjes.

“Klubi njofton se për sfidën Laçi–Partizani, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, tifozeria e kuqe mund t’i sigurojë biletat e këtij takimi në Tiranë.

Falë bashkëpunimit me Kompaninë që menaxhon biletat, tifozët të cilët dëshirojnë të jenë present në stadiumin e Laçit, do të mund t’i sigurojnë biletat (me vlerë 200 lek) paraditen e së enjtes, duke filluar nga ora 11:00 pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Takimi Laçi – Partizani do të luhet të enjten 16 nëntor, në ora 14:00. #PërjetMeTyPartizan”, shkruhet në njoftimin e Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”.

Share: