Partizani vazhdon përgatitjet në Antalia, ku ka mbyllur ditën e katërt. Klubi në një postim në faqen zyrtare konfirmon bashkimin e dy lojtarëve me ekipin, të mbrojtësit Belica dhe sulmuesit brazilian, Lukas.

Ekipi po stërvitet fort me nga dy seanca stërvitore, paradite dhe mbasdite. Gjithashtu klubi konfirmon afrimit e sulmuesit senegalez, Ameth Fall, i cili do jetë në prove. Stafi teknik do vendosë në vijim për “fatin” e tij.

Të premten në orën 13:30 (me orën tonë) Partizani do zhvillojë miqësoren e parë turke. Të kuqtë do ndeshen me ekipin e Kasimpasa.

Share: