Te Partizani vazhdon faza përgatitore dhe vazhdojnë testimet e lojtarëve të ndryshëm. Të kuqtë po kërkojnë elementë cilësore për tu përforcuar. Një sulmues duhet gjetur sa më shpejt.

Këto ditë me ekipin e Starovës, po stërviten dhe dy futbollistë, Granit Sherifi dhe Kristofer Japson.

Sherifi, i datëlindjes 1993, vjen nga futbolli suedez.Ai është aktivizuar në radhët e Rosengard në kategorinë e tretë suedeze dhe luan si sulmues qendre, por bën dhe sulmuesin e krahut.

Sherifi zhvilloi dhe një provë në fund të dhjetorit, me ekipin e Lushnjes. Akordi nuk u arrit. U fol si shkak pjesa financiare, por u fol nën zë edhe që sulmuesi nuk bindi. Tani ai po provon shansin me Partizanin.

 

 

Japson është 19-vjeçar dhe luan në rolin e sulmuesit. E pamundur të gjesh të dhëna për të. Sulmuesi vjen nga ligat e ulëta të Suedisë.

Lojtari vazhdon përgatitjet dhe do jetë stafi teknik që do vendosë. Për Sherifin dhe Japson.

Share: