Partizani e ka konsideruar një ndeshje kontrolli sfidën e Kupës së Shqipërisë me Pogradecin dhe formacioni i hedhur në fushën e lojës e tregoi më së miri këtë, teksa trajneri Sulejman Starova ka dashur të shohë ekipin tij para ndeshjes me Lushnjen.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që pengesë për një lojë të rrjedhshme u bë edhe koha e keqe me reshje.

Goli i fitores do të vinte në fund të takimit, teksa ishte shkodrani Xhevahir Sukaj që në minutën e 85-të realizoi golin dhe i dha fitoren të kuqve.

Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit pas dy javësh, por sigurisht për të kuqtë pritet të jetë një formalitet.

Kupa e Shqipërisë, 1/8-at finale, vajtje

E enjte, ora 14:00, Pogradec

POGRADECI – PARTIZANI 0-1

Shënues: Sukaj 85’

Pogradeci: Mali, Çerepi, Hysenllari, Kllogjri, Çela, Hidri, Mario Kame, J.Liçkollari, Molla, Xh.Liçkollari, Albi Çekiçi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Malota, Kalari, Vila (Kotobelli 46′), Batha (Sulejmani 76′), Asani, Progni (Sukaj 62′), Fili, Bardhi

Image may contain: 12 people

Share: