Partizani në katër ndeshjet e para të Superiores nuk ka shënuar dot asnjë gol, gjë që normalisht nuk i pëlqen askujt dhe në kampin e kuq kërkojnë ta zgjidhin sa më shpejt.

Veç kësaj, që tani në kampin e kuq kanë nisur të mendojnë për lëvizjet në merkaton e janarit dhe emri i parë që synohet ka dalë në skenë.

Në miqësoren me Pelisterin ka spikatur sulmuesi i majtë Luis Ferriera Kardoso, 23-vjeçari që sezonin e shkuar është paraqitur mirë me skuadrën maqedonase, duke fituar edhe Kupën.

Lukas vjet ka shënuar 11 gola në 29 takime, ndërsa sivjet vetëm një. Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, fill pas miqësores së të shtunës ka pasur një bisedim mes palëve dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë më tej bisedimet, pasi futbollisti është nën kontratë.

lukas-pelister-soccerway

Share: