Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit përballen sot mes tyre në stadiumin “Elbasan Arena” prej orës 21:05, në një sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në “Supersport”.

Stadiumi për këtë takim pritet të jetë i mbushur plot dhe të gjithë presin fitoren, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli, është si një “derbi” dhe triumfi është shumë i rëndësishëm.

Koeficientet, Skënderbeu ka shpresa të mëdha me Partizanin

Për këtë presidenti Ardjan Takaj ka vendosur edhe një premio, në të njëjtat shifra si ato të ndeshjeve të para: 100 mijë euro vlen fitorja, 50 mijë euro barazimi.

Ndërkohë edhe në klubin serb kanë menduar ta karikojnë skuadrën e tyre me premio dhe fitorja në Elbasan me Skënderbeun vlen 130 mijë euro.

 

 

Share: