Partizani pretendon për një penallti të padhënë për ta, teksa pas një dueli mes Jakovljeviç dhe Ekuban, ganezi përfundon i shtrirë, por për gjyqtarin Ziri nuk ka 11-metërsh.

Në faqen zyrtare në “Facebook”, të kuqtë kanë publikuar videon e momentit të penalltisë, por pa bërë asnjë koment.

Gjithashtu ata kanë postuar edhe një foto të Ekuban, i cili shihet dukshëm që është mbajtur nga fanella, ndërsa brenda në foto shkruhet: “Ku shkon o Ekubano? Titulli s’është i juaji!”.

Veç klubit, është mbrojtësi Arbnor Fejzullahi, i cili ka postuar një foto në “Instagram”, ku tregon një ndërhyrje të bërë ndaj tij në ndeshjen e djeshme, teksa foton e shoqëron me diçiturën: “WTF”.

fejzullahi-wtf

Share: