Pas fitores së arritur në Kukës me rezultatin 1-2, trajneri Sulejman Starova i Partizanit deklaronte se në ekip kishte dy nga sulmuesit më të mirë në vend, Jurgen Bardhin dhe Gerhard Prognin, të cilët kishin shënuar dy golat e fitores.

Në sfidën e së hënës asnjëri prej tyre nuk do të jetë i gatshëm, pasi në ndeshjen me Laçin u ndëshkuan me kartonë të verdhë dhe janë të pezulluar. Stafit teknik i duhet të gjejë një zgjidhje.

Edgar Çani do vazhdojë të mungojë dhe në sulm alternativat janë të pakta. E sigurt që qendërsulmues nuk ka, ndërkohë dy janë opsionet.

Njëri mes Besar Aburahimit dhe Lukas Kardozos do të luajë në majë të sulmit. Të dy janë sulmues krahu dhe do të përshtaten në atë pozicion, sikurse ka bërë më parë Bardhi e Progni.

Share: