Partizani do i ketë me vete Guerrils edhe në transfertën me Teutën, ndërkohë që ultrasit e kuq kanë bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët para kësaj ndeshjeje.

Ndërkohë ata nuk lënë mënjanë as futbollistët dhe drejtuesit, teksa u japin edhe një mesazh, për t’i paralajmëruar se dinë gjithçka po ndodh në klub.

POSTIMI I GUERRILS

Të enjten Guerrils do të jenë në Durrës! Por në Durrës duhet të jesh dhe ti që nuk je i grupimit dhe po lexon tani këtë postim, duhet të jenë të gjithë!

Ekipi nuk po kalon aspak një moment të mirë dhe ne do jemi aty për të bërë deri në fund atë zotim që kemi marrë që ditën e parë kur vendosëm të qëndronim pas atij baneri: Për Partizonin, përtej rezultatit! Për Legjendën deri në frymën e fundit.

Ne nga Partizoni nuk na largon asnjë. Askush nuk e ka atë fuqi. Askush nuk do ta ketë atë luks! Nëse duan dhe shpresojnë që ne do të tërhiqemi, e kanë gabim. Do të jemi aty dhe nga tribunat (e jo vetëm) do i japim kujtdo atë që meriton.

Ne kemi sy e shohim, kemi veshë e dëgjojmë. E dimë mirë se çfarë po ndodh. E kuptojmë që fanellën tonë dikush e vesh pa nder, ndonjë abuzon e ndokujt i ka rënë fati ta mbajë veshur. Por po u themi kaq: Mos kujtoni se ne nuk dimë se çfarë ndodh, apo nuk shohim se çfarë lojërash luhen në dëm të emrit të lavdishëm të Partizonit. Ish-drejtues, drejtues aktualë dhe lojtarë, të gjithë bashkë fajtorë për këtë situatë!

Por të enjten, në orën 17:00 do bëjmë si gjithnjë detyrën. Guerrils do jenë aty, nëse e do edhe ti Partizanin, duhet të jesh prezent!

Share: