Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka folur shkurt, pas ndeshjes kundër Maqedonisë, duke u treguar shumë i prerë në përgjigjet e tij.

“Çfarë funksionoi dhe çfarë jo sot? Na mungoi goli me Sadikun, për të shkuar 2-0 dhe për ta mbyllur ndeshjen. Sadiku punoi shumë mirë, pastaj pësuam gol me penallti dhe në fund edhe mund të humbnim. Ishte një prekje me dorë, nuk ka lidhje shumë që nuk funksionuam në goditjet standarde.

“Mos duhej të ishim më agresivë që në pjesën e parë, sot dhe ndaj Lihtenshtejnit? Jo, thjesht luajtëm më shumë futboll, ndryshe nga pjesa e parë ndaj Lihtenshtejnit dhe sot.

“Moduli duket sikur ndryshoi sërish? Dëshiroja të luaja me gjysmësulmues, por i kemi karakteristikat të luajmë me 4-3-3, ose me 4-3-1-2.

“Mos duhej të ishte më agresive Shqipëria? Jo, ishte mjaftueshëm agresive. Në pjesën e parë nuk luajtëm shumë futboll, nuk ishte çështje agresiviteti. Në 20 minutat e fundit vuajtëm dhe rrezikuam të humbnim”.

Share: