Shqipëria luan sonte ndaj Turqisë në Antalia një miqësore, që nis prej orës 18:30 dhe transmetohet direkt në Supersport dhe RTSH. Ekipi është stërvitur prej ditësh në Turqi dhe tashmë është gati për këtë takim.

Prej grumbullimit para kohe janë larguar tre lojtarë: Strakosha, Basha dhe Latifi të dëmtuar. Gjithashtu edhe Abrashi mbeti jashtë, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Kristian Panuçi ka projektuar edhe formacionin që do të zbresë në fushë ndaj Turqisë, me Lilaj dhe Veselin titullar.

Formacioni i mundshëm: Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Aliji, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku

Tags:
Share: