Antonio Konte po drejtonte stërvitjen, kur diçka e papritur ndodhi në Cobham, kompleksin stërvitor të bluve.

Një tavolinë xhami fluturoi nga çatia e qendrës stërvitore të Çelsit për të goditur makinën e teknikut italian. Erërat e forta ndikuan në zhvendosjen e tavolinës së xhamit me makinën e parkuar. Makina e Kontes u shkatërrua në sytë e të gjithëve.

Sipas asaj që raporton “The Sun” makina ka pësuar dëmtime të rënda, por më e frikshmja nuk ndodhi fatmirësisht.

Drejtori i komunikimit të klubit, Stiv Atkins kishte parkuar makinën e tij ngjitur me atë të Kontes. Ai po ecte në drejtim të makinës kur e keqja ndodhi.

Erërat e forta lëvizën tavolinën e cila goditi makinën e teknikut, me Atkins shumë afër ngjarjes. Copat e xhamit fluturuan gjithandej, por Atkins edhe pse i tronditur ja hodhi paq.

 

 

Share: