BRAZIL / SERIA A

 

Atlético Mineiro – América Mineiro

Atlético Mineiro pret América Mineiro-n, në një derbi tradicional në Brazil, por që i sheh dy klubet shumë larg në histori, sepse Atletico është shumë më lart. Edhe këtë sezon Atletico është më lart, duke qenë pranë kreut të tabelës, ndërsa America Mineiro është në fundin e tabelës dhe tashmë është praktikisht e rënë nga kategoria. Për sot Atletico Mineiro kompletohet nga kthimi i disa titullarëve nga ndeshjet me kombëtaret përkatëse, ndërsa për miqtë do të mungojë për pezullim portieri Fernando Leal, si dhe janë dëmtuar mbrojtësit Alison (14/0) dhe Roger (10/0).

Parashikimi: 1

 

Palmeiras – Cruzeiro

Palmeiras është në krye të Serisë A braziliane dhe tashmë kërkon sprintin final në garën për titull. Në ndeshjen e fundit kjo skuadër nuk ka shkëlqyer, por po i merr pikët dhe sot shpreson të shfrytëzojë faktorin fushë, për të marrë 3 pikë me shumë vlerë kundër Cruzeiro-s. Miqtë vijnë nga dy fitore rresht dhe më në fund po avancojnë në renditje, por gjithsesi kanë ende shumë punë për të bërë, sepse janë pranë zonës së ftohtë. Për sot Palmeiras duhet të presë nëse do të ketë në dispozicion lojtarët e kombëtareve, si sulmuesi Gabriel Jesus, ndërsa për miqtë mbetet jashtë mbrojtësi Manoel (10/0) dhe është i pezulluar edhe mbrojtësi Edimar (16/0).

Parashikimi: 1

 

Ponte Preta – Vitória

Ponte Preta u mund fundjavën e shkuar në fushën e Cruzeiro-s dhe është në vështirësi të mëdha, duke pësuar humbjen e tretë rresht dhe duke parë me frikë nga zona e ftohtë, sepse tashmë është vetëm 6 pikë larg zonës së ftohtë. Sot Ponte Preta pret Vitoria-n dhe shpreson të marrë 3 pikë të arta, pasi përballë është një rival direkt për mbijetesë, që vjen nga humbja ndaj Gremio-s dhe është në vështirësi. Kjo edhe për faktin se sot mungojnë për probleme fizike mbrojtësi Victor Ramos (5/1) dhe sulmuesi Marinho (10/3), ndërsa për vendasit mungon për pezullim mesfushori Thiago Galhardo (18/0).

Parashikimi: 1

 

Fluminense – Flamengo

Fluminense humbi javën e shkuar ndaj Santos-it dhe vendi i katërt është larguar, ndaj tashmë Fluminense synon thjesht të mbrojë vendin aktual në renditje, sepse i vlen kualifikimin në Libertadores. Sot Fluminense luan një ndeshje të vështirë, sepse pret Flamengo-n, që është vetëm 3 pikë larg kreut dhe sot kërkon me ngulm fitoren. Fluminense nuk ka në dispozicion për sot mbrojtësin e dëmtuar Jonathan (11/0), ndërsa Flamengo nuk ka mungesa, sepse kthehen edhe lojtarët e impenjuar me kombëtaret.

Parashikimi: FF2

 

Gremio – Atlético/PR

Gremio fitoi ndaj Vitoria-s në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe vazhdon të luhatet, duke alternuar fitoret me humbjet, ndaj duket ende larg vendit të gjashtë, por gjithsesi me pak përmirësim në vazhdim mund të shkojë në Libertadores. Sot Gremio pret Atletico Paranaense-n dhe kërkon 3 pikë me shumë rëndësi, ndaj një rivali direkt. Atletico ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit, duke kaluar pikërisht gremis-n në renditje, ndaj sot është si një finale. Gremio kompletohet sot, sepse kthehen nga pezullimi mbrojtësi Marcelo Oliveira (22/1) dhe sulmuesi Luan (22/6), si dhe është riaftësuar mbrojtësi Edilson (23/1), ndërsa për miqtë është i pezulluar mesfushori Lucas (12/0) dhe është i dëmtuar sulmuesi Luan (6/0).

Parashikimi: 1

 

São Paulo – Santos

São Paulo zhgënjeu sërish në ndeshjen e fundit, kur nuk arriti të fitonte në Recife dhe mbetet shumë pranë fundit të tabelës. Pas 4 ndeshjesh rresht pa fitore, São Paulo shpreson të bëjë kthesë sot, kur të presë Santos-in, në një derbi me rëndësi shumë të madhe, pasi edhe Santos-i ka nevojë për pikë, duke qenë se lufton për kreun. São Paulo ka ende probleme formacioni për ndeshjen e sotme, sepse janë disa lojtarë të dëmtuar, por kthehet mesfushori Wesley (16/1), ndërsa Santos nuk ka mungesa të reja, por i kthehet nga kombëtarja mesfushori Lucas Lima (17/1).

Parashikimi: 0-2 gola

 

Shqipëri / Superiore

 

Laçi – Partizani

Laçi ende nuk ka shënuar në kampionat dhe sapo ka larguar trajnerin Marcello Troisi, ndaj është nën presion të madh, me një skuadër të rindërtuar në verë dhe ende me shumë probleme, sidomos në sulm. Sot Laçi pret Partizanin, që gjithashtu sapo ka ndërruar trajner, sepse italiani Adolfo Sormani është zëvendësuar tashmë nga Sulejman Starova. Në letër Partizani është superior, por vuan për të gjetur golin dhe në Laç shpesh ka vuajtur, ndaj sot nuk do ta ketë aq të lehtë, edhe pse kuotat e favorizojnë me të drejtë.

Parashikimi: 2

ME SHUME PARASHIKIME E KUOTA I GJENI ÇDO DITE TE GAZETA “BASTI”

 

 

 

Share: