Peter Pakult e ka nisur mbarë në krye të Kukësit, edhe pse kampionët në fuqi fituan vetëm një ndeshje miqësore.

Gjithsesi nuk duhet harruar se u arrit ndaj një ekipi si Kaiserispori, që në Superligën turke po bën mjaft mirë.

Pas ndeshjes, trajneri Pakult ka folur për sajtin e klubit dhe është shprehur i kënaqur me lojën e zhvilluar.

“Ishte një njohje me lojtarët në këtë ndeshje miqësore. Mendoj se bëmë më të vërtetë një ndeshje shumë të mirë. Kishim kundërshtar një ekip, siç është Kayserispori, i cili renditetet në vëndin e 5 të ligës së Turqisë. Jam i kënaqur me lojën që zhvilloi sot  ekipi. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të vazhdojmë me punën e mirë dhe të përgatitemi për sezonin”, u shpreh shkurtimisht Peter Pakult, tekniku austriak i Kukësit.

Tags:
Share: