Austriaku Pakult shprehet i kënaqur nga rezultati dhe kualifikimi edhe pse edhe ai e ka kuptuar që Kukësi shënon, vetëm nëse këtë e bën dyshja sulmuese Guri & Bakaj.

KALIMI NË GJYSMËFINALE “Jemi të kënaqur që u kualifikuam, pasi bëhej fjalë për një ekip shumë cilësor. E dinim që, nëse do të shënonim shpejt, për ta do ishte shumë e vështirë. E nisëm mirë ndeshjen dhe luftuam, sikurse edhe duhej. Të them të drejtën, po të shënonim golin e dytë do ishte tjetër ndeshje, ndaj edhe shkoi ashtu si shkoi”.

NDËRRIMI KALE-BALDE “E zëvendësova për t’i dhënë mundësinë Balde, doja t’i jepja disa minuta. Duke parë që Kale nuk ishte në ditën më të mirë, mendova ta fusja sulmuesin e dytë për të shënuar edhe një tjetër gol”.

GOLAT VETËM NGA GURI E BAKAJ “Me rëndësi është që shënojmë. E shoh që mesfushorët nuk po shënojnë. Kale kishte një mundësi shënimi sot, por nuk e shfrytëzoi. Mendoj se po punojmë shumë gjatë stërvitjeve që edhe të tjerët të shënojnë golat”.

Share: