Sot u  luajtën ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në “Europa League” dhe nuk pati shumë surpriza. Ekipet e mëdha u kualifikuan me lehtësi, si Milani, Arsenali apo Lioni.

Ekipi i cili u surprizoi të gjithë ishte padiskutim skuadra italiane e Atalantës, e cila e mbylli grupin e saj si kryesuese, pavarësisht se ne grup kishte ekipe si Evertoni dhe Lioni.

123

Ndërsa ekipi tjetër italian, Milani, pavarësisht humbjes së ditës së sotme kundër Rijekas, arriti të ruante kreun e grupit D. “Topçinjtë” e Londrës, Arsenal, arritën t’i fitonin të gjitha takimet e fazës së grupeve dhe fitoja më e thellë ishte padiskutim kjo e sotmja, me rezultatin 6-0.

Ndërsa ekipi tjetër anglez, Evertoni, ishte zhgënjyes në këtë kompeticion, duke grumbulluar vetëm katër pikë ne gjashtë ndeshje.

Ndërsa ekipi jonë shqiptar, Skëndërbeu, nuk arriti të kalonte fazën e grupeve të këtij kompeticioni, duke u renditur në vendin e fundit të grupit B. Korçarët u mposhtën në limite nga Jang Bojs, me rezultatin 2-1.

123

 

Share: