Barazimi me Luftëtarin nuk është pritur mirë në Vlorë, teksa pretendohej të arrihej fitorja e tretë radhazi në kampionat. Gjithsesi kuqezinjtë po shohin përpara dhe kërkojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë.

Sfida e radhës luhet në Shkodër me Vllazninë dhe drejtuesit e klubit duan pikët e plotë. Jo vetëm në këtë takim, por edhe në sfidat pasardhëse me Laçin dhe Kamzën. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë pritet të ketë gjoba, sikurse raporton “Panorama Sport”.

Nga ana tjetër janë premtuar edhe pagat e shtatorit, që do ta motivonin skuadrën edhe më shumë para ndeshjes me Vllazninë në transfertë.

Share: