Prej vitesh Majkëll Ouen është pjesë e emisioneve sportive në rolin e opinionistit, por me sa duket për një futbollist nuk është e lehtë të bëjë rolin e analistit dhe shumë prej tyre bëjnë figura të shëmtuara.

Në Angli Majkëll Ouen është mbreti i gafave, aq sa ka batuta të gabuara ose pa kuptim pa fund të tij që qarkullojnë ueb, të tipit “Kjo skuadër fitoi sepse shënoi një gol më shumë”, sa për të krijuar një ide të qartë.

Ditën e djeshme Ouen dhuroi perlën e radhës, që e bëri sërish objekt talljeje në Angli, sepse duke folur për Ligën e Europës, ndër të tjera tha: “Nuk është e lehtë ta fitosh Ligën e Europës. Liverpuli e fitoi vjet, por vuajti shumë”.

OK, Liverpuli në fakt i shkoi pranë dhe u mund në finale nga Sevilja, por me sa duket Ouen nuk e ka parë fare finalen…

Tags:
Share: