“Me eksperiencën që kemi nuk na falej një tjetër hap fals si në kupë dhe kampionat. Pas ndeshjes në Gjirokastër kaloi presioni pak mbi ne, por i rëndësishëm është fakti që u kthyem atje ku e lamë në dhjetor dhe krijuam sërish diferencë pikësh”, kështu e nisi Tefik Osmani fjalën e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes me Flamurtarin, ndërkohë që foli më tej në lidhje me rivalët për titull, asistin e dhënë në ndeshjen me Vllazninë, por edhe për merkaton.

RIVALËT – “Jemi të qetë. Kemi një ndeshje të vështirë, pasi presim Flamurtarin e vendit të dytë, por të gjithë e dinë që ne futemi në fushë vetëm për të fituar. Çdo ndeshje është e vështirë nëse nuk futemi në fushë 100% të motivuar”

ASISTI NË SHKODËR – “Të them të drejtën ndjehem mirë që po flasin shumë për pasimin, por thjesht pashë Kristin të futej dhe e tentova. Do ndjehesha më mirë në qoftë se do flisnin në përgjithësi për lojën time përpara mbrojtjes”.

ZËRAT PËR LARGIM – “Jo vetëm emri i Osmanit, por të gjithë lojtarëve të Skënderbeut në kohë merkatoje iu përmendet emri. Jemi mësuar. Unë nuk largohem kurrë më dëshirën time nga Skënderbeu. Dëshira e drejtuesve është e njëjtë, ndaj nuk mendoj se largimi do të ndodhë”.

Share: