Tefik Osmani, 32-vjeçari i Skënderbeut përveç talentit në fushën e lojës, njihet dhe për batutat e tij. Osmani nuk “fshihet”, është gjithmone i drejtpërdrejtë dhe batuta nuk i mungon kurrë.

Korçari ka postuar diçka në faqen personale në “Facebook”. Tema nuk mund të jetë tjetër, përveçse gara për kreun e FSHF. Të gjithë po shprehin mendimet dhe idete e tyre. E si mund të mungojë Tefiku ? E pamundur.

“Kur erdhe në Korçë si kandidat për deputet për PS, edhe pse unë jam demokrat, të mbështeta si figurë e pastër politike. Por tani që u fute këtej nga futbolli, po të jap një këshillë. Po të përdorin keq..Erjon Braçe me dukeshe kandidat më serioz” përfundon ish-mbrojtësi i Kombëtares.

 

 

 

Share: