Apolonia ka kërkuar të ruajë ritmin pas ndërprerjes së kampionatit dhe është përballur në një miqësore me skuadrën e Orikumit, që në grupin B të Kategorisë së Dytë kryeson.

Një ndeshje që skuadra e “mbushur” me vlonjatë dhe që drejtohet nga Artan Sakaj e kishte vlerësuar dhe e fitoi me rezultat të thellë, duke i turpëruar fierakët, pasi realizuan pesë gola.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 dhe ishte Çaushaj ai që shënoi, ndërsa në të dytën dyfishoi Shehaj me penallti, një gol i shënuar ndaj ish-skuadrës së tij. Nuk mbaron këtu seria e golave.

Hoxha katër minuta më pas trefishon, kurse Lloja në të 61’ dhe të 68’ shënoi edhe dy herë të tjera dhe i çoi shifrat në 0-5 për Orikumin. Një fitore bindëse, por që te fierakët do analizohet mirë, edhe pse ishte vetëm një miqësore.

Miqësore – E shtunë, 2 dhjetor
Apolonia – Orikumi 0-5
Shënues: Çaushaj 40’, Shehaj 54’ (pen.), Hoxha 58’, Lloja 61’, 68’

Share: