Arbnor Fejzullahi do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Naftëtarit në Kuccovë.

Mbrojtësi është operuar në ligament dhe përgjithësisht këto dëmtime të mbajnë rreth gjashtë muaj jashtë fushave të blerta. Klubi i kuq ka njoftuar përmes faqes zyrtare për operimin e Fejzullahit, të cilit i uron rikthim sa më të shpejtë.

“Mbrojtësi i kuq është operuar sot në Beograd. Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gju për Arbnor Fezullahin. Mbrojtësi i kuq i është nënshtruar sot një operacioni në ligametin crociat anterior të gjurit të djathtë, në një prej klinikave të specializuara në Beograd. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm dhe Fejzullahi pritet t’i rikthehet shumë shpejt skuadrës. #RikthimTëShpejtëArbnor”.

Share: