Teuta niset të martën drejt Ohrit, aty ku do të zhvillojë pjesën e dytë të fazës përgatitore dhe pritet që ekipi durrsakët të marrë ngarkesën e plotë fizike, në mënyrë që të jetë gati për startin e kampionatit.

Me skuadrën në fazë do të jenë edhe portieri Moçka e mesfushori Nijas Lena, ndërkohë që “Panorama Sport” raporton se ka mbërritur më në fund nigeriani Abe Sundaj Oluasina.

26-vjeçari, i cili ka luajtur vetëm me Sunshine Star në vendin e tij, më parë ka qenë në Shqipëri dhe pat firmosur me Laçin për dy vite, por iku pa luajtur asnjë ndeshje.

Tashmë vjen sërish në Shqipëri për të qenë pjesë e Teutës. Ouasina luan si mbrojtës i djathtë dhe mesfushorit shkatërrues dhe trajner Magani është i kënaqur që do ta ketë nigerianin nën urdhra e tij. Te Teuta e pritën atë edhe në janar, por për shkak të problemeve me dokumentacionin nuk erdhi.

Ndërkohë ka lajme edhe për në dalje, pasi sulmuesi 20-vjeçar Semin Haxhibuliç mund të largohet nga skuadra. Lojtari nga Novi Pazari nënshkroi para se të niseshin për në Itali dhe tashmë priten të reja në lidhje me të.

Share: