Tirana bëri një afrim me mjaft vlera në verë. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Uganda, Toni Mauexhe, që ka treguar nivel të lartë, edhe pse nuk duhet harruar që me bardheblutë po garon në Kategorinë e Parë. Gjithsesi kjo se ka penguar atë, pasi Uganda e ka thirrur në Kombëtare dhe për të nuk mungojnë ofertat.

Qendërmesfushorin e duan në Egjipt dhe shuma që ofrohet për të nuk është e vogël, pasi shkon në vlerën e 200 mijë dollarëve sikurse shkruan gazeta Panorama Sport.

Në verë Tirana arkëtoi rreth 650 mijë euro nga shitja e Reuben Akua dhe Mervejl Ndokit.

Tashmë duket se është radha e 27-vjeçarit Toni Mauexhe për t’u shitur.

Share: