Jasir Asani është bërë personazh gjatë kësaj periudhe, teksa për të ka pasur një interesim të hershëm nga Partizani, por edhe pse është një lojtar i lirë, ish-mesfushori i Shpresave nuk ka marrë ofertën e duhur nga të kuqtë, duke bërë që të mbetet pa ekip.

Një tjetër klub i Superiores, madje rival me Partizanin, i ka bërë një ofertë mesfushorit, që ka paguar te Vardari 28 mijë euro për taksën e formimit.

Pagesa është bërë nga menaxheri i tij, ndaj edhe pretendimet financiare janë të larta, sikurse edhe i ka konsideruar klubi i Kukësit që i ka bërë ofertën shkruan “Sport Ekspres”.

Share: