Ekipi i Suonsit ka një objektiv të madh në merkato. Ai është Xhon Terri, i cili do të largohet nga Çelsi në fund të këtij sezoni pas një jete të tërë me fanellën e bluve të Londrës ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Por, e ardhmja e mbrojtësit mund të jetë sërish në Premier Ligë, aty ku Suonsi ka përgatitur ofertën për të. Është vetë trajneri i skuadrës uellsiane, Pol Klement ai që konfirmon këtë fakt.

Për mediat angleze, traineri i Suonsit ka deklaruar: Nuk e di se çfarë ka ndërmend të bëjë ai, apo nëse d të vijojë të luajë futboll. Ne do të bëjmë një bisedë me Terrin ditët në vijim pasi njihemi prej kohësh me të”, u shprehet Klement.

Share: