Xhani De Biazi tashmë është i papunë, ndërkohë që pret ofertën e duhur për të vijuar karrierën.

Preferenca e tij është një kombëtare dhe një projekt ku në qendër të jetë vetë ai, sikurse edhe është shprehur në media pak kohë më parë trajneri italian.

Një pistë për të ardhmen e tij është përfaqësusja e Australisë, që sipas Supersport e ka kontaktuar atë.

Gjithsesi ka një ngërç që lidhet me ecurinë e këtij ekipi: Nëse Australia ngec në garën me Japoninë dhe Arabinë Saudite për të shkuar në Botërorin 2020, atëherë frerët i merr De Biazi.

Share: