Kristal Abazaj ishte gjatë verës në shënjestrën e disa klubeve, por në fund vendosi të qëndronte në Gjirokastër, i kushtëzuar edhe nga kontrata që kishte nënshkruar vjet.

Sulmuesi tropojan ka edhe dy vite kontratë, ndaj çdo klub që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë. Në lidhje me vendimin për të ardhmen dhe golin në Laç, Abazaj thotë:

“Jam shumë i lumtur golin, por më shumë për fitoren, që e morëm pas humbjes me Teutën në javën e parë. Pata një bisedë me presidentin, Pasi kishte oferta nga 2-3 ekipe dhe vendosëm që të vazhdojmë të paktën deri në janar, deri kur të vijë ndonjë ofertë që të jetë e kënaqshme për mua edhe për presidentin, si nga ana financiare, ashtu edhe për mua që të shoh sa mundësi kam të luaj, pasi kjo është shumë e rëndësishme”.

Sulmuesi anësor ka folur në “RTSH” edhe për Luftëtarin sivjetshëm, si dhe për objektivin personal për të realizuar sa më shumë gola.

“I kemi nisur vonë përgatitjet dhe po rritemi nga dita në ditë. Grupi është i njëjtë si vjet, përjashto 2-3 largime. Besojmë se do të bëjmë mirë si sezonin e kaluar dhe akoma më mirë”.

“Sa më shumë të shënoj as më mirë është, por në radhë të parë është ekipi. Të shënosh është një plus i madh për një futbollist, por siç e thashë ato janë në plan të dytë, ekipi vjen i pari”.

Share: